AktualitetTë fundit

Elbasan;Trajleri i kalon sipër 40-vjeçarit: I këputet këmba, dëmtime të shumta edhe në dorë

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen Shënkoll të Elbasanit. Një mjet tip i cili drejtohej nga I.T., 66 vjeç ka kaluar sipër këmbës së një personi një person rreth 40 vjeç. Mësohet 40-vjeçari është Pëllumb Nergjoni i cili ka qenë duke ecura me biçikletë në momentin kur është përplasur nga trajleri.

Ai është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Elbasanit. 40-vjeçari i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale ndërkohë që mësohet se gjendja e tij është mjaft e rëndë.

Ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan.

Policia njofton se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

I plagosuri nga aksidenti

Kamioni që përplasi 40 vjeçarin

 

Fraksion.com