AktualitetTë fundit

“E kap policia duke hipur në furgon”; Merr fund arratia e djalit që vrau babanë me sëpatë

Ka marrë fund arratia e 35-vjeçarit Arjan Shahaj, i cili paraditen e sotme dyshohet se i mori jetën të atit, duke e vrarë me sëpatë.

Ai është kapur nga policia dhe është shoqëruar në komisariat, ku pritet të merret në pyetje.

Ndalimi i tij është bërë rreth tre orë pas krimit të ndodhur në orën 10.30 të kësaj të hëne.

Shahaj i bllokua nga policia në Levan të Tepelenës, teksa po i hipte një furgoni për t’u larguar.

Pavarësisht rezistencës së bërë, 35-vjeçari u prangos nga policia.

Bazuar në deklarimet e familjarëve, por edhe konfirmimin e policisë, i dyshuari rezulton person me probleme mendore. i kishte dalë në mëngjes bashkë me të atin Iljaz Shahaj rreth 77 vjeç për të prerë dru, në pyllin e fshatit Shalës, vend ku dhe ndodhi krimi.

Pikërisht teksa ndodheshin në pyll gjatë një debati mes tyre, 35-vjeçari qëlloi për vdekje babanë.

Mësohet se i riu një vit më parë ka tentuar të vrasë një kushëririn e tij dhe në vitin 2003, ka tentuar që të vrasë nënën. Pas krimit të sotëm, Arjani u largua nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që policia vijon punën për kapjen e tij si dhe për sqarimin e rrethanave të krimit.

Jo vetëm kaq por Arjan Shahaj në vitin 1998, kur ishte vetëm 14 vjeç, është dënuar me 12 vite burg.

Kjo për shkak se ka tentuar të vrasë një bashkëfshatarin e tij, por për shkak të moshës së mitur, nuk e kryer të gjithë dënimin, por edhe prej faktit se pala tjetër e konfliktit nuk pati pasoja për jetën.

 

Fraksion.com