AktualitetTë fundit

Dosja 184; Prokuroria e Dibrës cakton dy prokurorët

Prokuroria e Dibrës ka caktuar dy prokurorët që do të vijojnë hetimet për dosjen 184.

Dosja që u regjistrua pët të hetuar shitblerjen e votave në zgjedhjet e pjesëshme lokale në Dibër në vitin 2016, do të jenë Rifat Kojku dhe Belina Zeneli.

Kjo dosje u regjistrua nga Prokuroria për  Krime të Rënda para 3 vitësh dhe vetëm pak javë më parë ka shpallur mos kompetencën me argumetin se nuk kemi të bëjmë me grup të stukturuar kriminal por me bashkëpunim të thjeshtë.

Drejtuesja e Prokurorisë së Dibrës Esmeralda Cami (Keshi) nuk e mori si dosje për ta hetuar për arsyen se gjendet në situatën e konfliktit të interest duke qenë se ka lidhje të afërta me një nga personat që është nën hetim, kronketisht me Arben Keshin.

Në përgjimet telefonike, që përmban kjo dosje, të publikuara nga gazeta Gjermane Bild dëgjohen në biseda  deputetë dhe zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste si Damian Gjiknuri, Pjerin Nderu, Fatmir Xhafa, Sajmri Tahiri dhe Ulsi Manja, drejtues të policisë lokale dhe eksponentë të tjerë të njohur në Dibër./ABC News

 

Fraksion.com