Pushimet e LSI: Monika Kryemadhi në bikini, e shtrirë në shezlong; Relaksohet në Jalë, krah saj…
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zgjedhur ta kalojë këtë fundjavë në bregdetin e jugut.
Në një foto të publikuar nga Panorama, Kryemadhi shihet teksa relaksohet krah Petrit Vasilit.
E shtrirë në shezlong, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka zgjedhur Jalën për t’u relaksuar këtë fundjavë, aty ku çdo vit zhvillohet kampi i të rinjve të LRI-së.
Në disa foto të tjera, Kryemadhi shihet teksa lahet dhe në sy bien rrobat e banjos me ngjyrë blu të errët që kryetarja e LSI-së ka zgjedhur të veshë.
Pas mbarimit të plazhit, Kryemadhi e shoqëruar sërish nga Vasili, mbulohet me robëdishambër dhe me qese në duar shihet teksa ecën në pedonale.
Në sy bie shtimi në peshë i Vasilit, që e bën pothuajse të paidentifikueshëm nga barku i madh./Lexo.al