AktualitetTë fundit

“Me thika e sende të forta”; Sherri nisi në Levan dhe vazhdoi në urgjencën e spitalit…

Zbardhen te tjera detaje nga ngjarja e rende qe ndodhi pasditen e sotme ne Fier. Policia ne nje reagim zyrtar dy ore pas ngjarjes sqaroi se: “Në Levan të Fierit, gjatë një konflikti mes dy familjeve janë dëmtuar me sende të forta dy shtetas G.ZH dhe D.Zh, ndërsa shtetasit K.L. dhe E.M. janë lenduar me mjet prerës.

Të plagosurit janë transportuar për në Spital, për ndihmë mjekësore. Në Urgjencën e spitalit një prej shoqërueseve të të dëmtuarve i ka marrë armën e zjarrit nga brezi punonjësit të policisë, i cili po ndihmonte për të futur të plagosurit në Urgjencë dhe ka plagosur me armë zjarri një prej familjarëve të palës tjetër, shtetasin A.ZH”.

Gentian Zhap33 vjec, është personi i plagosur me levë që ishte nisur në spitalin e Fierit për të marrë ndihmë pas sherrit ku ishte përfshire në Levan. Ndërsa për ta shoqëruar në spital kishte shkuar edhe babai i tij, i cili ka mbetur i plagosur me armën e policit të patrullës, që autori ia ka marrë nga brezi, raporton Panorama.

Në ndihmë të punonjësve të Policisë kanë shkuar menjëherë forca të shumta policie duke kanë bërë bllokimin e dy shtetasve E.B. e D.B. dhe shoqërimin në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë për veprime të mëtejshme.

FNSH dhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen edhe të një shtetasi tjetër të përfshirë në këtë ngjarje.

Për hetimin e kësaj ngjarje Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka ngritur një grup të posaçëm hetimor me Specialistë të Hetimit të Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale.

Njëkohësisht me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në vendngjarje kanë shkuar edhe specialistët e Drejtorisë së Standarteve Profesionale në Polici, për të verifikuar veprimet e punonjësve që ishin në momentet e para në Urgjencën e spitalit.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, motivit të konfliktit si dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës.

Pamjet e para/ Paniku në Fier, të plagosurit rëndë, zbardhet dinamika e sherrit. U qëllua me armë brenda në spital

Momente paniku në Urgjencën e Spitalit të Fierit mbrëmjen e sotme. Tre persona kanë mbetur të plagosur pas të shtënave me armë zjarri.

Një person i armatosur u fut brenda ambienteve të spitalit dhe hapi zjarr, raportojnë burimet nga vendi i ngjarjes. Identiteti i tij nuk dihet ende. Sakaq, 3 personat e plagosur janë në gjendje të rëndë.

Mësohet se një sherr me perplasje fizike qe kishte ndodhur mes disa personave me heret ne Levan, eshte pasur me perdorimin e arme brenda spitalit. Policia nuk ka ende sqarim për ngjarjen.

Sherri i nisur në Levan ka lene të plagosur qe mesa duket kishin shkuar në Fier për të marrë ndihmë mjekësore. Por nga sa mesohet, njëri prej të përfshirëve në sherr i ka ndjekur në spital me armë dhe ka qëlluar, duke plagosur 3 vetë.

Në vendngjarje ndodhen Forcat e Nderhyrjes se Shpejte dhe Policia e Fierit. Keta te fundit jane vene në kërkim të autorëve, duke ngritur pika kontrolli në qytet.

i plagosuriplag

 

 

Fraksion.com