Life StyleTë fundit

Martohet këngëtarja e njohur; Dalin pamjet përrallore të dasmës

Këngëtarja e njohur Ellie Goulding i ka dhënë fund beqarisë.

Ajo dhe partneri i saj Caspar Jopling i thanë “Po” dashurisë disavjeçare në një ceremoni gjigante dhe pamjet e para sapo kanë dalë.

“British Vogue” ka zbuluar fotot e këngëtares dhe partnerit të saj dhe sytë na mbetën tek veshja e tyre.

Në këtë ditë të veçantë ata janë kombinuar mjaft bukur me njëri-tjetrin dhe Ellie duket si një princeshë.

Këngëtarja më herët ka pasur një histori dashurie me Princin Harry dhe në dasmën e saj kanë marrë pjesë disa anëtarë të familjes mbretërore.