5 të vrarë nga të shtënat në Teksas
Të paktën pesë janë vrarë dhe rreth 20 të tjerë janë plagosur, pas të shtënave në Teksas të Shteteve të Bashkuara.
Fillimisht sulmuesi i armatosur ka shtënë në drejtim të policisë, të cilët ndaluan makinën e tij, në mes të qyteteve Midland dhe Odessa.
Ai më pas ishte larguar me makinën e tij dhe kishte hapur zjarr në drejtim të personave të tjerë, në disa lokacione të ndryshme.
Sulmuesi më pas është qëlluar për vdekje nga policia. Ende nuk dihen motivet e sulmit, i cili u krye nga një person rreth të 30-tave.
Në mesin e të plagosurve janë edhe tre zyrtarë policorë.
Në Spitalin në Odessa, autoritetet thanë se një fëmijë 2 vjeç është në mesin e të plagosurve, ndërkaq, shtatë pacientë të tjerë janë në gjendje të rëndë.
Lidhur me të shtënat në Teksas, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha përmes një postimi në Twitter, se ai po informohet për këtë ngjarje. Më vonë, nënpresidenti amerikan, Mike Pence tha se administrata Trump “vazhdon të jetë e përkushtuar që të punojë me të gjitha palët në Kongres, që të ndërmerren veprime për t’u përballur me mizori të tilla që po ndodhin në vendin tonë”.
Ky është incidenti i dytë në Teksas gjatë këtij muaji. Më herët gjatë këtij muaji, një person i armatosur, la të vdekur 20 persona.
Fraksion.com