Zbardhet dëshmia e të riut korçar: Sa po dilja kur qëlluan…
Zbardhet dëshmia e dhënë në polici e Juxhin Kullës, drejt banesës së të cilit u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e së premtes.
34-vjeçari ka thënë para uniformave blu se nuk ka konflikt me njeri.
Kulla ka deklaruar se sa po dilte nga banesa te ish-depoja e ujit Korçë, kur dëgjoi të shtënat.
“Dëgjova një makinë që u largua me shpejtësi dhe xhirim në drejtim të fshatit Barç, pas të shtënave. Nuk pashë asgjë tjetër. Nuk kam probleme me askënd. Problemet e vetme që kam janë me policinë prej ditës që unë jam dhunuar prej tyre”, është shprehur Kulla.
34-vjeçari ka thënë se është qëlluar disa herë drejt katit të dytë të banesës.
Lidhur me ngjarjen nga ana e policisë nuk ka asnjë të dyshuar.
Juxhin Kulla rezulton person me precedentë penalë në fushën e narkotikëve.
Krahas lëndës narkotike me të cilën u ndalua në 24 qershor 2012, në shtator të vitit 2016, Kulla është kapur me pistoletë në Tiranë. Në një rast ai është konfliktuar me policinë dhe është dhunuar prej tyre.
Fraksion.com