Life StyleTë fundit

Pas përplasjes fatale; Dalin pamjet e rënda 22 vjet nga vdekja e Lady Dianës (FOTO)

Lady Diana u nda nga jeta në një aksident tragjik me makinë në Paris në 31 gusht 1997 në moshën 36 vjeç.

Pamjet e rënda që besohej se ishin hequr nga interneti vite më parë tregojnë Dianën të rrëzuar brenda Mercedesit të shkatërruar plotësisht pas përplasjes fatale në tunelin Alma, në Paris më 31 gusht 1997.

Atë natë, Princesha e ndjerë ishte në sediljen e pasme të një Mercedes-i S280 me të dashurin e saj, Dodi Al-Fayed, shoferin Henri Paul dhe Trevor Rees-Jones, anëtar i ekipit të sigurisë së Al-Fayed, ulur në vendet e para.

Rees-Jones, i cili sot njihet me emrin Trevor Rees, pësoi lëndime të jashtëzakonshme, por ishte personi i vetëm që i mbijetoi aksidentit fatal.

Princesha Diana, Z. Al-Fayed dhe Z. Paul vdiqën, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për t’i shpëtuar.