AktualitetTë fundit

“Marrëveshje me bankat për të fuqizuar kartat e studentit”

Studentët të cilët posedojnë Kartën e Studentit do të mund të përfitojnë më shumë shërbime falas ose me çmime tepër të reduktuara. Duke folur nga “Qyteti Studenti, ku bashkë me kryeministrin Edi Rama inspektuan përfundimin e rikonstruksionit të godinës nr 24 dhe vijimit të punës në atë 25, Kryebashkiaku Erion Veliaj bëri të ditur se kjo Kartë do të fuqizohet edhe më tej. “Një gjë që na ka shkuar shumë mirë dhe ne edhe tani deri më 1 tetor do vazhdojmë të fuqizojmë Kartën e Studentit. Ne lidhim marrëveshje me një bankë tjetër që i bën zero interesat zero për studentët për një transanksion, llogari bankare, një kredi të butë për studime. Me kartat kemi kaluar 120 shërbime , pra 120 vende të ndryshme ku përdoret”, nënvizoi Veliaj.

Karta e re ka filluar të funksionojë edhe jashtë shtetit, ku studentë shqiptarë patën mundësi që të përfitojnë tarifa të reduktuara nëpër muze apo vende historike. Kryebashkiaku Veliaj theksoi se pas suksesit në Tiranë, shpërndarja e Kartës së Studentit është gati që të implementohet edhe në qytete të tjera të vendit. “Patëm studentë këtë vit ku për të parë në Akropol u kishin treguar Kartën e Studentit dhe e kishin marrë me gjysmë çmimi. Pra në shumë vende jashtë, vetëm se ti provon që keni një Kartë Studenti dhe që dallohet që është për studentë kanë marrë shërbime dhe studentët që kanë udhëtuar jashtë gjatë verës. Nga java tjetër përveç kompanive celulare, edhe 3-4 banka ofrohen dhe them se me kartën realisht jemi në një gjendje që ta implementojmë në qytete të tjera. Ne e kemi skemën gati, e merr Durrësi, e merr Elbasani, Korça, Gjirokastra, Shkodra”, deklaroi Veliaj.

 

Fraksion.com