Lufta e Dytë Botërore: Polonia ka bërë gati ‘faturën’ për gjermanët
“Lufta ka shkaktuar në Poloni dëme të jashtëzakonshme“. Para përkujtimit të 80-vjetorit të sulmit të Gjermanisë naziste ndaj Polonisë, presidenti polak, Andrzej Duda përsërit kërkesat e Polonisë për reparacione.
“Do ta gjejmë një zgjidhje”
Nga ekspertizat e kryera me porosinë e ish-presidentit, Lech Kaczynski, sipas Dudas, duket qartë, se këto dëme nuk janë dëmshpërblyer kurrë. Një komision i parlamentit në Varshavë do të paraqesë shpejt një faturë në raportin përfundimtar. „Jam i sigurtë, ne do ta gjejmë një zgjidhje”, ka thënë Duda për „Bild”. Në të njëjtën kohë, kreu i shtetit polak kujtoi marrëdhënien e mirë mes Gjermanisë dhe Polonisë, që „është shembull për popujt e kësaj bote.” Sipas presidentit polak, „Gjermania dhe Polonia janë pajtuar, në të gjitha drejtimet.”
Steinmeier në Vielun
Të dielën, më 1 shtator në ceremoninë përkujtimore të sulmit të aviacionti ushtarak gjerman kundër qytetit të vogël polak, Vielun, merr pjesë edhe presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Sulmi i Gjermanisë naziste kundër Polonisë më 1 shtator 1939 shënoi edhe fillimin e Luftës së Dytë Botërore, gjatë së cilës deri në vitin 1945 humbën jetën 80 milionë vetë. Gjermania e konsideron të mbyllur çështjen e reparacioneve dhe i referohet me këtë „Marrëveshjes Dy-plus-Katër”, për pasojat në politikën eë jashtme të bashkimit gjerman në vitin 1990. Në marrëveshjen mes Republikës Federale Gjermane, RDGJ-së, dhe katër ish-fuqive pushtuese, SHBA, Bashkimi Sovjetik, Franca dhe Britania e Madhe nuk përmenden shprehimisht reparacionet e luftës./DW
Fraksion.com