“Jo vetëm për dibranët”; Rama publikon videon; Kjo rrugë do të tërheqë turistët drejt mrekullive natyrore
Duke publikuar pamje nga punimet në Rrugën e Arbrit, kryeministri Edi Rama u shpreh se kjo vepër po ndërtohet falë një Partneriteti Publik Privat, ku kompania investon kapital privat për realizimin e saj, ndërsa shteti e shlyen kompaninë brenda vitit 2031.
Rruga e Arbrit është një vepër inxhinierike komplekse, e cila do të bëhet realitet pas dhjetëra e dhjetëra vitesh pritje e premtime brenda vitit 2021.
“Vijon… shtrirja e gjurmës së Rrugës së Arbrit, përgjatë të cilës do të shpaloset jo vetëm për dibranët, po për të gjithë shqiptarët dhe flukset e turistëve që kjo rrugë do të tërheqë drejt mrekullive natyrore të Dibrës, një tjetër pjesë e panjohur e trupit të mahnitshëm të Shqipërisë që duam”, tha Rama.
Kryeministri solli po ashtu një shembull të thjeshtë për të gjithë ata që nuk dinë ç’janë PPP-të dhe hutohen e çoroditen nga gojët e shthurura të politikanëve e komentatorëve parazitë, hipokritë e cmirëzinj.
“Atë që shteti mund ta bënte për 13 vjet (sepse ka edhe shumë e shumë gjëra të tjera për të bërë dhe s’mund t’i hedhë tërë ato fonde në një gjë të vetme), investimi i kapitalit privat e bën për 3 vjet, në marrëveshje me shtetin, që garanton shlyerjen e investimit”, tha ai
Posti i z Rama:
VIJON… shtrirja e gjurmës së Rrugës së Arbërit, përgjatë të cilës do të shpaloset jo vetëm për dibranët, po për të gjithë shqiptarët dhe flukset e turistëve që kjo rrugë do të tërheqë drejt mrekullive natyrore të Dibrë, një tjetër pjesë e panjohur e trupit të mahnitshëm të Shqipërisë që duam☀️🇦🇱
Rruga e Arbërit është një vepër inxhinierike komplekse, e cila po bëhet realitet pas dhjetra e dhjetra vitesh pritje e premtime, falë një Partneriteti Publik Privat, ku kompania investon kapital privat për realizimin e saj, BRENDA VITIT 2021, ndërsa shteti e shlyen kompaninë, BRENDA VITIT 2031😊
(Ata që nuk dinë ç’janë PPP-të dhe hutohen e çoroditen nga gojët e shthurrura të politikanëve e komentatorëve parazitë, hipokritë e cmirëzinj, ja ku e kanë një shembull të thjeshtë👆:
Atë që shteti mund ta bënte për 13 vjet (sepse ka edhe shume e shumë gjëra të tjera për të bërë dhe s’’mund t’i hedhë tërë ato fonde në gjë të vetme), investimi i kapitalit privat e bën për 3 vjet, në marrëveshje me shtetin, që garanton shlyerjen e investimit🤝
Fraksion.com