Vlorë: Ish-mësuesi qëllohet me armë në ballkonin e shtëpisë
Një 36-vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri në Vlorë, në orët e mbrëmjes së sotme.
Ai është qëlluar me armë gjatë kohës që ndodhej në ballkonin e shtëpisë, ndërsa autori ende nuk është identifikuar nga policia.
I plagosuri kishte punuar më herët si mësues i Edukimit Fizik në një shkolle në një fshat të Vlorës.
Dyshohet se për shkak të një konflikti gjatë së kaluarës, ndërsa akuzohej për një ngjarje të disa viteve më parë, për këtë arsye ishte larguar nga vendi ynë.
Nga policia po hetohet kjo pistë pas plagosjes së të plagosurit sot në Vlorë, Eljus Thartori.
Ngjarja ndodhi në lagjen “10 Korriku”, ndërsa policia thotë se rreth orës 19:23, në Spitalin Rajonal të Vlorës ka shkuar i plagosur dyshohet me armë zjarri Eljus Thartori 36 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia nuk ka konfirmuar se ka pasur shpërthim, ndonëse qytetarët kanë denoncuar një të tillë pak momente më parë.
“36 vjeçari ka qenë në ballkonin e banesës së tij në lagjen “10 Korriku” dhe në rrethana ende të paqarta dyshohet se është plagosur me armë zjarri”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia po mbledh pamjet nga kamerat e bizneseve për të bërë të mundur gjetjen e autoreve të ngjarjes. Po hetohet edhe e kaluara e 36-vjeçarit, jashtë vendit.
Kamera e “Fiks Fare” pati filmuar dy vite më parë në një skandal që e cilësoi emisioni në atë kohë mësuesin e edukimit fizik të shkollës 9 vjeçare “Teli Ndini” në Vlorë, Eljus Thartori, duke luajtur me letra në klasë.
Gjuha që nxënësit përdorin për të etiketuar drejtoreshën e kësaj shkolle është fyese dhe denigruese për figurën e mësuesit.
Ky mësues, në kundërshtim me ligjin, nga denoncimi i këtij emisioni thuhej se inkurajonte nxënësit që të fyejnë drejtoreshën gjatë orës së mësimit.
Mësuesi Thartori, i cili jep mësim në këtë shkollë prej 8 vjetësh, ndërkohë ai akuzohej edhe se ishte dënuar me 10 vite burg për vrasje, por asnjëherë Drejtoria Arsimore e Vlorës nuk ka verifikuar dokumentacionin e tij dhe as i ka kërkuar që të sjellë dëshminë e penalitetit.
Kamera e “Fiks Fare” pati sjellë pamje nga klasa ku mësuesi i fizkulturës luante me letra së bashku me dy nxënës të klasës së 9-të gjatë orës së mësimit. Pas denoncimit ai la punënn dhe ishte larguar nga Shqipëria.
Fraksion.com