“Toyota Yaris”; Basha rrezikon të merret i pandehur për dëshmi të rremë
Ne shpjegimet e dhena nga Lulzim Basha rezulton se ai eshte terhequr nga akuza e drejteperdrejte per deputetet e Partise Socialiste, Taulant Balla, Ulsi Manja dhe Jurgis Cyrbja, por ka sjelle si prove te akuzes se tij ne Parlament, informacionin per nje udhetim te tre deputeteve te Partise Socialiste jashte Shqiperise disa dite perpara se ngjarja te ndodhte ne Durres.
Ne fakt, gjate fjales se tij ne Parlament Lulzim Basha akuzoi se zoti Balla kishte qene para disa ditesh ne Gjermani, ndersa perpara prokurorit belg ka thene se Balla, Manja dhe Cyrbja kane qene jashte Shqiperise, pa specifikuar Gjermanine.
Per kete qellim, prokurori belg dhe ata shqiptare kane bere verifikimet ne sistemin TIMS dhe u rezulton se deputetet kane udhetuar jashte Shqiperise, por ne asnje rast nuk ka asnje lidhje me deklarimet e Lulzim Bashes.
Duket se Basha ne perpjekje per te demtuar imazhin e deputetit Balla, Manja dhe Cyrbja po rrezikon te merret ne akuze per deshmi te rreme.
Burime per TemS bejne me dije se dosja “Toyota Yaris” eshte tashme gati per te shkuar ne Gjykate te Krimeve te Renda, ndersa pas deklarimeve te fundit te Bashes dhe verifikimeve, rezulton se Lulzim Xhelal Basha mund te merret i pandehur bazuar ne nenin 305/b “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.
Kujtojmë që Lulzim Basha ka gjithashtu edhe problem të tjera me drejtësinë, dhe jo vetëm atë shqiptare.
Ai akuzohet për pastrim parash me rusët, çështje e cila po hetohet si në Shqipëri, ashtu edhe në SHBA. (TemA)
Fraksion.com