AktualitetBota+Të fundit

Shkel në plazh kabullin e korrentit me këmbët zbathur, 17-vjeçarja vdes në sy të vëllezërve

Shkel një kabull korrenti me këmbët zbathur në plazh dhe gjen vdekjen. 17-vjeçarja Melina Caputa, gjeti vdekjen gjatë një udhëtimi në Punta Cana, ku ndodhej me gjyshërit, dy vëllezërit e saj dhe kushërinjtë.

Vajza ishte duke shëtitur dhe po kthehej në hotel bashkë me vëllezërit kur kontakti me korrentin rezultoi fatal për të.

Gjithçka pasi shkeli një kabull i cili ishte i zhveshur. Pavarësisht tentativave për ti ardhur në ndihmë, Melina gjeti vdekjen.

Tashmë autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkakun pse kabulli është i zhveshur, duke qenë se në Republikën Domenikane janë shënuar edhe ngjarje të ngjashme.

Të tronditur nga skena mbetën vëllezërit dhe kushërinjtë e vajzës, të cilët ishin të pranishëm kur ndodhi gjithçka