Policia rrethon zonën; Të shtëna me armë drejt një banese edhe në Korçë;
Disa të shtëna me armë zjarri tronditën mbrëmjen e sotme qytetin e Korçës.
Të shtënat janë shënuar në lagjen numër 3 të këtij qyteti.
Krismat u dëgjuan tek ish-depoja e ujit, në drejtim të një banesë private.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në banesën e Juxhin Kullës në lagjen 3 të qytetit, në vendin e quajtur ish-depoja e ujit.
Kulla njihet nga policia si person me precedent penal në fushën e narkotikëve dhe i dënuar disa herë në vendin tonë. Krismat mund të kenë ardhur edhe si paralajmërim ndaj tij, pasi nga informacionet paraprake nuk raportohen të plagosur.
Raportohet se në momentin e ngjarjes, ai ndodhej në ballkonin e banesës.
Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe po hetojnë atë çka ndodhi, si dhe janë vënë në ndjekje të autorëve.