AktualitetPolitikëTë fundit

“Mbështetje të plotë…”: Rama publikon rastin prekës të Elios me diagnozën e rrallë

Kryeministri Rama na ka prezantuar pak më parë më një histori sa të bukur edhe të trishtë. Bëhet fjalë për Elion, vetëm 13 ditësh i cili erdhi në jetë pas një pritje 12-vjeçare nga prindërit e tij, por me një problem në zemër. Një diagnozë shumë e rrallë, e cila trajtohet vetëm në pak spitale të specializuara në Europë.  Me nihmën e shtetit dhe Ministrisë së Shëndetësisë I vogli ëahtë dërguar në Itali ku do të ndiqet nga specialistët.

“Megjithë zemër uroj, që zemra e vogël të shpëtojë nga rreziku i madh që i kanoset dhe Elio të jetë për shumë e shumë vite, burim gëzimi për mamin e babin🙏”- shkruan Rama.

Postimi i plotë:

Vogëlushi Elio ka lindur 13 ditë më parë, i mezipritur nga mami e babi, që prej 12 vjetësh. Por gëzimi i madh erdhi me dhimbjen e madhe të një problemi tejet të rëndë në zemrën e bebit😢

Një diagnozë shumë e rrallë, e cila trajtohet vetëm në pak spitale të specializuara në Europë🤭 Por prindërit e Elios, nuk janë vetëm në këtë hall të madh🤗 Ne ishim pranë tyre qysh ditën e parë dhe tanimë, bebi është në duart e specialistëve të duhur në Itali🤝 Megjithë zemër uroj, që zemra e vogël të shpëtojë nga rreziku i madh që i kanoset dhe Elio të jetë për shumë e shumë vite, burim gëzimi për mamin e babin🙏

 

Fraksion.com