Arrestime “VIP” si në Maqedoni; Lleshaj: Edhe ne kemi në hetim ish-kryeprokurorin, meritojmë negociatat
Gjatë bashkëbisedimit, ministri shqiptar është pyetur nga gazetarët lidhur me hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, nëse vendi ynë i ka përmbushur detyrat sa i takon luftës kundër korrupsionit në nivelet e larta shtetërore, ndërsa i kanë kujtuar edhe arrestimin e prokurores speciale në Maqedoninë e Veriut, Katica Janeva
Lidhur me këtë, Lleshaj ka sjellë në vëmendje ish-kryeprokurorin shqiptar, Adriatik Llalla, i cili është nën hetim dhe ndjekje penale.
“Meqenëse shkuat direkt te prokurorja, sa di unë edhe këtu është në ndjekje penale ish-Prokurori i Përgjithshëm. Nuk dua ta ngatërroj vizitën e Ministrit me çështjet politike”, ka thënë Lleshaj.
Ministri u shpreh se Shqipëria i ka përmbushur detyrat dhe pret hapjen e negociatave në tetor.
“Detyrat e vendit sa i takon negociatave i kemi përmbushur më së miri. Nuk ka ende një datë për çeljen e negociatave për të dy vendet. Vendimi pritet të merret në mes të tetorit” tha ai pas takimit me ministrin e Brendshëm maqedonas Spasovski.
Fraksion.com