AktualitetPolitikëTë fundit

Strazimiri: Agim Kajmaku duhet të merret i pandehur

Ish-deputeti i PD-së, Gent Strazimiri deklaroi  sot se “Agim Kajmaku apo Jorgo Toto duhet të largohet nga detyra dhe të merret i pandehur për veprën e tij penale të kryer në shtetin grek dhe për veprën penale të mashtrimit me deklarimet e formularit të dekriminalizimit”.

Strazimiri, në një dalje për mediet paraqiti atë që e cilësoi “një tjetër fakt që rrëzon çdo mashtrim të Agim Kajmakut se nuk është Jorgo Totoja i arrestuar në Greqi”.

“Ky dokument, i marrë nga sistemi TIMS (dokumenti 1) është me foton e Jorgo Totos në pasaportën me nr. Z 0148497, me të cilën dhe është arrestuar. Dokumenti i dytë është po ashtu i nxjerrë nga sistemi TIMS tregon pasaportën me emrin Agim Kajmaku, por me të njëjtën foto si edhe Jorgo Toto në pasaportën me të cilën është arrestuar. Krahasimi i dy fotove që janë të të njëjtit person, vërteton se personi i kërkuar nën emrin Jorgo Toto, në fakt është Agim Kajmaku”, tha ai.

 

Fraksion.com