Shqiptari nuk i shpëton patrullës; Kapet me 208 kg drogë në makinë
Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia e Bologna në Itali, pasi iu gjet 208 kilogramë marijuanë.
Lënda narkotike ishte e ndarë në pako dhe me vlerë tregu shkonte 1 milion e 200 mijë euro.
Një patrullë e seksionit të antidrogës e ndaloi makinën në autostradë, ku pas shenjës së parë për ndalim, shqiptari shtoi shpejtësinë për tu larguar.
Automjeti u ndalua në orët e para të mëngjesit të sotëm, pas disa kilometrash ndjekje, ku brenda u gjetën pakot e drogës, të cilat i shikoni në fotografi.
Identiteti i shqiptarit nuk bëhet me dije por vetëm inicialet e tij N.R., ndërkohë që hetimet janë në vijim për të zbuluar bashkëpunëtorët e tjerë në trafikun e drogës.
Fraksion.com