“Rrugët e fshatrave”; Rama: I mirëkuptoj ankesat, por nuk pranoj kur thonë s’keni bërë asgjë
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “i dëgjoj, i lexoj, i mirëkuptoj ankesat për rrugët e fshatrave, por një gjë ama s’e pranoj dot: Kur thonë s’keni bërë asgjë për fshatin”.
Duke sjellë shembullin e rrugës Agim-Babunjë, në Divjakë, Kryeministri Rama shprehet se “JO! Kemi bërë dhe jo pak madje (edhe pse duhet më shumë akoma padyshim). Dhe ky është një shembull nga Myzeqeja (O Zot kur e kujtoj si ishte ajo zonë para 6 vjetësh) ku kemi ndërhyrë në shumicën e akseve të zonës bujqësore”.
Rruga Agim-Babunjë plotëson investimet e kryera deri tani në këtë anë të Myzeqesë. Lidhje e shpejtë me Divjakën dhe me aksin kombëtar Lushnjë-Fier. Më parë kjo rrugë ishte e shtruar me çakëll, e ngushtë dhe e përshtatshme vetëm për një automjet. Sot ka dy korsi, ndriçim dhe hapësira pushimi për automjetet.
Rritja e qarkullimit ka shtuar aktivitetet. Në fillim të aksit Babunjë ndodhet edhe shtëpia e Adriatik Rrasës. Ndryshe nga fshatarët që merren me bujqësi ai i është kushtuar pasionit të tij, skulpturës. Rruga e re po ndihmon zhvillimin e biznesit të tij.
Ai ka më shumë vizitorë, klientë dhe kosto më të ulëta transporti.
“Rruga bëri zhvillim, ra kostoja e transportit, nëse për një rrugë me traktor dje më merrte 3 mijë lekë, sot merr 1 mijë lekë”, thotë Adriatiku.
Ai shëtit në të gjithë zonën për të siguruar lëndën e parë për punimet e tij. Transporti i punimeve delikate është më i lehtë dhe më i sigurtë. Ai shpreson që investimi do të nxisë brezat e rinj të ndjekin pasionin e tyre.
Fermerët e zonës janë shpresëplotë se rruga do të rrisë të ardhurat.
Tregu i Divjakës nga fshatrat Agim dhe Babunjë është 25 m larg. Dalja më shpejt në treg, do të thotë shitje më të larta dhe investime të reja në hapësira më të mëdha toke apo serrash.
Postimi i z Rama:
I dëgjoj, i lexoj, i mirëkuptoj ankesat për rrugët e fshatrave, por një gjë ama s’e pranoj dot: Kur thonë s’keni bërë asgjë për fshatin🤭
JO! Kemi bërë dhe jo pak madje (EDHE PSE DUHET ME SHUME AKOMA PADYSHIM). Dhe ky është një shembull nga Myzeqeja (O Zot kur e kujtoj si ishte ajo zonë para 6 vjetësh🥴) ku kemi ndërhyrë në shumicën e akseve të zonës bujqësore😊
#ShqipëriaqëDuam☀️🇦🇱
Fraksion.com