Life StyleTë fundit

“Lë pozat seksi, i futet politikës”; Moderatorja shqiptare që po ‘çmend’ rrjetin

Është cilësuar si një ndër vajzat më seksi të ekranit, por ka vendosur të lerë pas pozat provokuese dhe t’i futet seriozisht politikës.

Arta Nitaj u bë e njohur me pjesmarrjen e saj në disa seriale që transmetoheshin në Kosovë, por edhe në moderimin e emisionit “Dueli sportive”.

Brune, simpatike dhe provokuese, moderatorja ka vendosur të eksplorojë një tjetër fushë, atë të politikës.

Arta Nitaj është bërë pjesë e Dekadës së re të Partisë Demokratike të Kosovës.

Këtë lajm moderatorja e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjete sociale.

“Nga sot fillova rrugetimin tim të ri në fushën e politikës, në Dekaden e Re të Partisë Demokratike të Kosovës, ku frymëzim për mua ishte Ariana Musliu Shoshi, anëtarja me vlerat më të larta njerëzore dhe intelektuale”,- ka shkruar Arta Nitaj në profilin e saj.