“Do t’ju thyejmë zyrat”; Stresi ofendon rëndë mediat: S’vleni asgjë; Kam shumë femra, shihni motrat dhe nënat tuaja (VIDEO)
Reperi Arkimed Lushaj, i njohur sndryshe si Stresi ka qenë protagonist i kësaj vere pas ndarjes nga partnerja e tij Keisi. Dyshja i dhanë fund martesës së tyre dhe u përfol se motivi ishte tradhëtia e këngëtarit.
Edhe pse nga asnjëri s’ka pasur një qëndrim zyrtar në lidhje me këtë çështje, Keisi u largua drejt Kanadasë për të vijuar me jetën e saj e ndërsa Stresi prej muajshnuk u ndahet pushimeve me shoqërinë. Ai publikon videon nga vendet luksoze në jug të Shqipërisë teksa dëfrehet në maksimum.
Mirëpo ndër statuset e publikuara si nga Arkimed Lushaj edhe nga Keisi është vënë re një ‘thumbim’ i njëri-tjetrit apo një shkëmbim mesazhesh të ‘koduara’ që sigurisht janë kthyer në lajme shoëbizi që kanë bërë xhiron e portaleve.
Pikërisht kjo gjë e ka acaruar reperin Arkimed Lushaj, i cili ka shpërthyer në ofendime ndaj mediave.
“Ju kazanat mediat mos interpretoni gjithçka sipas qejfit sepse do të vijmë t’ju thyejm zyrat,”- shkruan Stresi në një prej statuseve.
Por pas publikimit të lajmit se në krahët e reperit është hedhur një tjetër femër që i ka rrëmbyer zermën, këngëtari ka reaguar sërish. Ai ka publikuar disa video në Instastory ku shan të gjitha mediat dhe portalet.
“Cfarë çfarë? A e dini ju mediat që unë zemrën e kam në krahë të djathtë. Kështu që mund të shkruani ç’të doni, fuck it! Ju për mu nuk vleni fare, pasi ju keni shpik gjithmonë për njerëzit dhe kjo është një gjë shumë e shpifur. Kjo është shpifje, shpifje që kanë për detyrë të njollosin emrin tim.
Kështu që të dashur teleshikues, nuk e kam idenë se për çfarë flisni. Ka shumë femra që vijnë bëjnë foto, është një gjë shumë normale në rrethin tonë. Pastaj ju e dini që unë jam tip shumë i thjeshtë që nuk refuzoj dot fotot. Kështu që ata që hapin lajme të tilla rreth meje, do t’ju kisha thënë ta kthejnë njëher kokën nga motrat dhe nënat e veta që kanë në shtëpi. Mjaft folët idjotësira!”– shprehet reperi në video.