AktualitetLife StyleTë fundit

Vladimir Putin e qeras Erdoganin me akullore

Presidenti rus Vladimir Putin e ka qerasur homologun e tij, Recep Tayyip Erdogan me një akullore teksa dy krerët e shteteve inspektuan pajisjet e aviacionit rus në aeroportin Zhukovsky.

Liderët vendosën të pushonin pak duke u shkëputur nga pajisjet e rënda ushtarake për t’u ëmbëlsuar me një akullore jashtë aeroportit.

Në një video shihen të dy presidentët teksa i afrohen një tezge që shiste akullore e më pas dilema për të zgjedhur mes asaj me shije çokollate apo me qumësht. Bujarisht Vladimir Putin paguan edhe akulloren e homologut turk, ndërsa shton me shaka se kusuri duhet t’i jepet Ministrit rus të Industrisë dhe Tregtisë për “zhvillimin e aviacionit”.