Ja katër emrat në garë për te zëvendësuar Valdrin Pjetrin, vendos sot kryesia e PS
Sot në orën 18.00 kryeministri Edi Rama mbledh kryesinë e PS, ku temë kryesore e diskutimit do të jetë situata e krijuar në Shkodër pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit dhe caktimi i drejtuesit të ri politik në këtë qark në vend të tij.
Janë katër emra potencialë për të zëvendësuar Valdrin Pjetrin; ish-zëvëndëskryeminsitrja Senida Mesi, Megi Ajtyresa propozim i degës së PS Shkodër, Zef Çuni, ish-zëvëndësministër i Kulturës dhe Astrit Beci, mjek në Shkodër, ish-deputet i PS.
Dje kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me Këshillin e Veriut në Shëngjin, ku foli për punësimet në administratën e bashkive të djathta.
Burimet bëjnë me dije se ashtu siç e ka përsëritur edhe më herët,
Rama ka porositur krerët e rinj të Bashkive që më parë drejtoheshin nga demokratët, të mos largojnë nga administata punonjësit e mëparshëm. Gjithashtu Rama është ndalur edhe në kushtin që njeri nga nënkryetaret e rinj të Bashkisë të jetë patjetër femër.
Një orë para mbledhjes së kryesisë, sot Rama ka thirrur në një takim në seli të gjithë drejtorët e Shkodrës dhe sipas burimeve pritet të ketë shkarkime të shumta në mesin e tyre.
Senida Mesi

Zef Çuni

Megi Ajtyresa

Astrit Beci
Fraksion.com