“Hakmarrja”; Pista kryesore e hetimeve për atentatin ndaj ish-policit
Policia dhe prokuroria nuk kanë ende një person të dyshuar si autor të vrasjes së 26-vjeçarit Santiago Malkos.
Janë marrë nga policia edhe pamjet e kamerave të zonës përreth.
Dy automjetet e viktimës dhe autorëve janë dërguar në drejtorinë e policisë së Tiranës ku ekspertët janë duke i kqyrur për të gjetur gjurmë që mund t’i ndihmojnë për zbardhjen e ngjarjes.
Në automjetin e djegur autorët kanë lënë edhe armën e krimit. Ndërsa viktima mësohet se nuk kishte armë me vete, por vetëm celularin i cili është sekuestruar.
Ngjarja ndodhi mbrëmë në një zonë të populluar afër “xhamllkut”, ku kanë mbetur vetëm gjurmët e atentatit të rëndë.
Viktima mësohet se është qëllluar nga një automjet Benz ngjyre gri ku kanë qenë dy autorët e maskuar me maska.
Sipas dëshmitarëve njeri prej tyre ka qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të mjetit të 26 vjeçarit, sapo ky i fundit kishte dalë nga një lavazh.
Në pak sekonda viktima ka humbur kontrollin dhe mjeti është përplasur me murin e kompanisë aleat ndërkohë që ra në breshërinë e plumbave, dy prej të cilëve i shkaktuan vdekjen të riun.
Personi që humbi jetën, Santiago Malko, ka qenë efektiv policie për pak muaj ndërsa ishte larguar nga radhët e uniformave blu 5 vite me parë .
Në polici ka shërbyer edhe bashkëshortja e tij edhe kjo e larguar në vitin 2016.
Pas atentatit policia shoqëroi disa persona të cilët pasi janë marrë në pyetje, më pas janë lënë të lirë.
Prokuroria po heton të kaluarën e 26 -vjeçarit i cili mësohet se ka qenë i përfshirë në disa ngjarje, një prej te cilave e ndodhur në zonën e ish-bllokut gjatë vitit të kaluar.
Santiago Malko dha dorëheqjen nga policia më shumë se tre vjet më parë, pak muaj pasi ishte diplomuar në shkollën bazë të policisë.
Emri i tij u lakua së pari në 2016-ën nga vetë zyra e shtypit të policisë pas një konflikti fizik për shkak të borxheve nga lojërat e fatit.
Ai shfaqet me kapele në kokë në kamerat e sigurisë në ambientin e brendshëm të një lokali në ish-Bllok, gjatë shkëmbimit me armë zjarri ku u vra Fabian Gaxha dhe ku u plagosën Elion Hato dhe Ervis Martinaj, ky i fundit mik me viktimën. Por siç rezultoi nga hetimet e mëpasshme, Malko nuk kishte kryer asnjë veprim të dyshimtë ndaj drejtësia nuk i hapi probleme.
Në një nga ngjarjet e rënda, në një video, Malko është personi që duket se tërheq viktimën. Ndaj edhe pista kryesore e hetimit është ajo e vrasjes për hakmarrje për shkak të implikimit të 26-vjeçarit në disa ngjarje kriminale, gjatë së kaluarës.
Fraksion.com