Fund pushimeve; Si të përballohet kthimi në shtëpi
E para, është të mos kridhesh menjëherë në punë, me ritme të plota, por ngadalë. Një ndihmë anti stres mund të jetë përpjekja për të ruajtur sa më gjatë që të jetë e mundur të paktën disa nga zakonet e pushimeve.
Para se të fillosh të shqetësohesh për tu rikthyer në formë dhe për të humbur ndonjë kg të shtuar, duhet të mbahet gjallë shpirti i pushimeve duke vazhduar të shtrosh në tryezë shihet që na kanë shoqëruar përgjatë pushimeve.
Dielli mbetet aleati më i mirë i humorit të mirë, edhe në qytet. Në anën tjetër, fundi i pushimeve shënon fillimin e një viti tjetër. Në vend që të zhytesh në mendime të trishta për pushimet e mbaruara, mund të përfitoni për të bërë projekte të reja për kohët që do të vijnë.
Dhe nëse e gjithë kjo nuk mjafton, ka edhe një kartë të fundit: në vend që të lëshohesh në prehër të trishtimit, filloni planifikoni të tjera pushime, edhe pse për vetëm pak ditë.