Dea dhe Santiago, historia e dashurisë mes 2 ish-policëve dhe sherri që u dogji karrierën (Fotot)
Atentati që i mori jetën 26-vjeçarit, Santiago Malko bëhet edhe më i rëndë, kur mësohet se çifti ishin prindër të dy fëmijëve të mitur. Dea, 24 vjeçe dhe Santiago, 26 vjeç, u njohën me njëri-tjetrin në Akademinë e Sigurisë në vitin 2014 në Sauk.
Dea nga Dibra, spikati menjëherë në Akademi, ku menjëherë pas përfundimit u emërua si pjesë e Patrullës së Përgjithshme, e më pas u bë pjesë e repartit “Shqiponja”. Fotot e saj bënë xhiron e rrjeteve sociale, ku mori nofkën “policja më e bukur e Shqipërisë”.
Deri në vitin 2016, gjithçka mes çiftit shkonte shumë mirë. Santiago në Patrullën e Përgjithshme, dhe Dea tek Shqiponjat. Burime nga afër çiftit, treguan për Dosja.al, se Santiago dhe Dea ishin ambiciozë dhe kishin krijuar plane asokohe për karrierën e tyre brenda radhëve të Policisë.
Por, një sherr në vitin 2016, i Santiagos me dy vëllezërit Lashi, iu dogji karrierën të dyve. Arrestimi nga Policia i Santiagos, detyroi Dean të dorëhiqej nga policia.
Dea dhe kunata e saj, motra e Santiagos u vetëpunësuan aty. Të rinj, me dëshira dhe ëndrra, Dea dhe Santiago, sollën në jetë dy fëmijë. Një vajzë 3 vjeçe dhe një djalë 14 muajsh. Santiago nisi jetën familjare, dhe la pas të shkuarën. Ai u fut në fe dhe shkonte rregullisht në xhami.
Deri në 4 tetor të 2018-ës, kur emri i tij, u lakua sërish si një nga njerëzit e përfshirë në vrasjen që ndodhi në ish-bllok. Historia e ish-policit është ende e përfshirë me mister. Pasi familjarët këmbëngulin se Santiago ishte një njeri familjar dhe se e kishte hedhur pas të shkuarën, ndërkohë që informacionet kontradiktore e lidhin atë me botën e krimit dhe bastet në Shqipëri./Dosja.al
Fraksion.com