AktualitetTë fundit

Atentati në Tiranë, familjarët të tronditur në vendin ku u vra Santiago

Policia jep detaje të reja në lidhje me vrasjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

Sipas policisë atentati ka ndodhur mbremjen e djeshme rreth orës 22:20, në rrugën “Xhanfize Keko”.

Persona të paidentifikuar, kanë qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti në lëvizje, tip “BMW”. Për pasojë ka humbur jetën 26-vjeçari Santiago Malko.

Në vendin ku ndodhi vrasja kanë shkuar të trnditur edhe familjarë të Santiago Malkos. Në një moment të tronditjes së rëndë një grua, familjare e viktimes, është përplasur edhe me policët të cilët po përpiqeshin ta ndalonin për të mos iu afruar makinës ku ndodhej ende viktima.

Autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të fshatit Ferraj, ku dhe kanë djegur mjetin e tyre, tip “Mercedes Benz”. Shërbime të shumta policore kanë ngritur disa pika kontrolli në kryeqytet dhe janë vënë në ndjekje të autorëve.

Ndërkohë ekspertët e kriminalistikës po mbledhin prova në vendngjarje, që do të ndihmojnë hetimin. Policia ka nisur të shoqërojë persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e krimit. Specialiste nga Sektori për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, janë angazhuar si pjesë e grupit të posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve.

Policia e Shtetit fton këdo që ka dijeni për rrethanat e krimit të telefonojë falas në numrin 112.

familja1

vsrtr1222124

 

Fraksion.com