Vrasja e Santiagos në Tiranë; Autorët dogjën makinën pas krimit
Autorët e vrasjes së ish policit Santiago Malko, e dogjën makinën me të cilën kryen krimin mbrëmjen e sotme te zona e Xhamllikut.
Gjithçka ndodhi sonte rreth ores 22:20 minuta, në rrugen “Xhanfize Keko”, ku persona ende te paidentifikuar kane qelluar me arme zjarri drejt nje automjeti ne levizje tip “BMW”.
Per pasoje ka humbur jeten 26-vjeçari Santiago Malko, raporton noa.al.
Autorlt jane larguar ne drejtim te fshatit Ferraj, ku dhe kane djegur mjetin e tyre, tip “Mercedes Benz”.
Sherbime te shumta policore kane ngritur disa pika kontrolli ne kryeqytet dhe jane vene ne ndjekje te autoreve.
Nderkohe ekspertet e kriminalistikes po mbledhin prova ne vendngjarje, qe do te ndihmojne hetimin.
Policia ka nisur te shoqeroje persona qe mund te kene dijeni per rrethanat e krimit.
Specialiste nga Sektori per Krimet e Renda ne Drejtorine Vendore te Policise Tirane jane angazhuar si pjese e grupit te posaçem hetimor per zbardhjen e ngjarjes dhe venien para pergjegjesise ligjore te autoreve.
Policia e Shtetit tha se fton kedo qe ka dijeni per rrethanat e krimit te telefonoje falas ne numrin 112.
Fraksion.com