Taksa e ndërtesës; 15 shtatori afati për vetëdeklarim pranë UKT
Deri më datën 15 Shtator çdo qytetar që ka një pronë të tij duhet ta vetëdeklarojë atë në një pikat e ujësjellës kanalizimeve pasi taksa e pronës do të mblidhet tek fatura e ujit.
Në rast se vlera e vetëdeklaruar nga taksapaguesi rezulton e ndryshme nga vlera e llogaritur me çmim e vlerësuar, të përcaktuar në metodologjinë e miratuar me vendim të datës 07 Mars 2018 si vlerë e bazës së taksës do të merret vlera më e lartë. Qytetarët thonë se janë informuar për këtë fazë dhe po kryejnë veprimet e vetëdeklarimit.
“E kemi bërë që herët dhe I kemi të gjitha gjërat në rregull.Nuk e di është bërë shumë tentative më përpara për ta vendosur tek fatura e dritave por nuk ka patur suskes të shohim tani që do vendoset tek fatura e ujit.”
“E kemi bërë që herët dhe I kemi të gjitha gjërat në rregull.Nuk e di është bërë shumë tentative më përpara për ta vendosur tek fatura e dritave por nuk ka patur suskes të shohim tani që do vendoset tek fatura e ujit.”
“Atë punë dhe veprim bëra.Më duket shumë e drejtë.Drita dhe ujë ne jemi më të rregullt si pensionista.”
Por ka dhe nga ana të cilët kanë ardhur pranë pikave të ujësjellës kanalizime për të marr informacion.
“Deri tani skam bërë asgje.U informova dhe mora listën e dokumenteve.
I kam gati në shtëpi dokumentet ku do ti dorëzoj kam ardhur të pyes këtu.”
Baza e llogaritjes së taksës së ndërtesës është sa 0.05% e vlerës së banesës për qytetarët dhe 0,2% për bizneset. Të përjashtuar nga kjo taksë janë pasuritë e paluajtshme ndërtesa që përdoren si banesa sociale, ndërtesat që përdoren nga komunitetet fetare, ndërtesat e banimit të deklaruara si vendbanim nga kryefamiljarët që përfitojnë vetёm pension pleqërie, si dhe ndërtesat e banimit të kryefamiljarëve që trajtohen me ndihmë ekonomike.
Fraksion.com