Policia jep detaje; Pas vrasjes autorët dogjën mjetin e tyre
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në Tiranë ku një person është qëlluar për vdekje nga persona ende të paidentifikuar.
Viktima është shtetasi Santiago Malko 26 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:20 në rrugën “Xhanfize Keko”. Autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të fshatit Ferraj, ku dhe kanë djegur mjetin e tyre, tip “Mercedes Benz”.
Ja njoftimi i plotë i policisë:
Sonte rreth ores 22:20 minuta, ne rrugen “Xhanfize Keko”, persona ende te paidentifikuar kane qelluar me arme zjarri drejt nje automjeti ne levizje tip “BMW”. Per pasoje ka humbur jeten nje i ri, 26-vjeçari S.M.
Autoret dyshohet se jane larguar ne drejtim te fshatit Ferraj, ku dhe kane djegur mjetin e tyre, tip “Mercedes Benz”.
Sherbime te shumta policore kane ngritur disa pika kontrolli ne kryeqytet dhe jane vene ne ndjekje te autoreve. Nderkohe ekspertet e kriminalistikes po mbledhin prova ne vendngjarje, qe do te ndihmojne hetimin.
Policia ka nisur te shoqeroje persona qe mund te kene dijeni per rrethanat e krimit.
Specialiste nga Sektori per Krimet e Renda ne Drejtorine Vendore te Policise Tirane jane angazhuar si pjese e grupit te posaçem hetimor per zbardhjen e ngjarjes dhe venien para pergjegjesise ligjore te autoreve.
Policia e Shtetit fton kedo qe ka dijeni per rrethanat e krimit te telefonoje falas ne numrin 112!
Fraksion.com