Para ndeshjes me zviceranët, ekipi serb parkon tankun para stadiumit
Huliganët serbë mbështetës të Crvena Zvezda thyen dyqane dhe shkaktuan trazira para dhe gjatë ndeshjes me ekipin zviceran Young Boys.
Gjashtë qytetarë zviceranë kërkuan ndihmë mjekësore të lënduar, por në kthim, serbët kanë çuar tifozerinë në një tjetër ekstrem.
Ekipi i njohur i Beogradit, që do të thotë Ylli i Kuq, ka lejuar parkimin e një tanku të dekomisionuar para ndeshjes në Ligën e Kampioneve me ekipin zviceran, një lëvizje të cilën banorët vendas e quajnë normale, por që ka shkaktuar indinjatë tek fqinjët ballkanas.
Tanku i prodhimit sovietik T5 është një prej qindra të tillëve që kishte ushtria jugosllave në përdorim gjatë luftës me Kroacinë.
Në Kroaci këtë e kanë cilësuar si një provokim por në Beograd, para stadiumit të Crvena Zvezdës, ky mjet luftarak është kthyer në vendin e preferuar për fotografi. Edhe në Shqipëri, Kosovë e më gjerë ky veprim ka marrë kritika të forta.