Neymar drejt Barcelonës; Oferta 170 milion euro firmoset në Paris
Rikthimi i Neymar te Barcelona është shumë pranë.
Madje, pritet vetëm zyrtarizimi i goditjes më të madhe në merkaton e verës.
Aktualisht, një përfaqësie e nivelit më të lartë të klubit “blaugrana” është në tavolinën e bisedimeve me padronin e Paris SG, Nasser Al-Khelaifi dhe drejtorin sportive, Leonardo.
Takimi po zhvillohet në kullën “Eiffel” dhe sipas mediave franceze dhe atyre spanjolle “telenovela” e gjatë me protagonist “O’Ney” do të mbyllet me një fund të lumtur.
Barcelona ka parakaluar rivalët e përjetshëm të Real Madrid, duke udhëtuar drejt Parisit me një ofertë 170 milion euro, 52 milion më pak nga sa arkëtoi dy vjet më parë, kur shiti sulmuesin brazilian.
Fraksion.com