AktualitetPolitikëTë fundit

“Mos largoni njerëz nga puna”; Rama takim në Lezhë me grupin koordinues të veriut

Kryeministri Rama ditën e sotme ka qenë në Shëngjin të Lezhës ku është takuar me drejtuesit e qarqeve veriore të Partisë Socialiste.

Në këtë takim kryeministri Rama është ndalur veçanërisht tek bashkitë që kanë qenë drejtuar nga Partia Demokratike duke u rikujtuar kryebashkiakëve të rinj që të mos largojnë njerëzit nga puna.  Po ashtu mësohet se në këtë takim është biseduar edhe për çështjen e Valdrin Pjetrit dhe si do të veprohet për menaxhimin e Shkodrës.

Po ashtu një fokusim të gjerë në takimin e mbajtur jashtë ‘syrit’ të kamerave është folur edhe për administratën duke thënë se duhen persona të kualifikuar.

Pak kohë më parë tre figurat qendrore të Partisë Socialiste kanë marrë përsipër të menaxhojnë 12 qarqet e vendit sa i përket koordinimit politik. Bëhet fjalë për Edi Ramën, Gramoz Ruçin dhe Taulant Ballën të cilët do të drejtojnë nga katër qarqe secili.

Kështu, Edi Rama do të drejtojë rajonin Lezhë-Shkodër-Dibër-Kukës. Shqipëria e Mesme i është besuar Taulant Ballës. Numri dy i PS do të koordinojë qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Korçë. Ndërsa Kryetari i Kuvendit,  është vendosur koordinatori rajonal i Fierit, Beratit, Vlorës dhe Gjirokastrës.

 

Fraksion.com