KQZ: Fushata zgjedhore do të zgjasë 10 ditë
Fushata zgjedhore e partive politike për zgjedhjet e parakohshme parlamentare fillon më 25 shtator dhe përfundon më 4 tetor.
Ky vendim është marrë të martën në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
KQZ-ja po ashtu ka bërë të ditur se deklarimi për koalicione parazgjedhore nga ana e subjekteve politike fillon më 27 gusht dhe përfundon më 30 gusht, ndërsa aplikimi për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve fillon më 27 gusht dhe përfundon më 6 shtator.
Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës sё Kosovës do të mbahen më datën 6 tetor.
Mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme pason dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit të Kosovës, më 19 korrik.
Kuvendi i Kosovës u shpërnda më 22 gusht, me 89 vota për, një kundër dhe dy abstenime.
Fraksion.com