AktualitetTë fundit

Iu largua prindërve dhe u fut në det, mbytet fëmija 6 vjeç në plazhin e Durrësit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në plazhin e Durrësit ku një fëmijë ka mbetur i mbytur.

Sipas informacioneve paraprake ngjarja është regjistruar mesditën e sotme në plazh, pranë zonës së quajtur “Iliria”, ku fëmija i vogël rreth 6 vjeç ka hyrë për tu larë dhe është mbytur.

Mësohet se i mituri ka qenë në plazh së bashku me familjen, kur është futur për tu larë nje moment duke i shpëtuar vëmendjes së prindërve.

Këta të fundit kanë konstatuar mungesën e djalit dhe janë futur ne det për ti dhënë ndihmë. Pasi është dërguar për në urgjencën e spitalit rajonal, fëmija ka ndërruar jetë.

 

Fraksion.com