Hynte në banesat e pushuesve në Durrës dhe i vidhte; Kapet vajza nga Tirana
Një vajzë e re e cila ishte kthyer në makthin e pushuesve në plazhin e Durrësit, është vënë në prangat e policisë.
Kjo pasi e dyshuara hynte në banesat e pushuesve dhe i merrte sende me vlerë.
Kështu gjatë kësaj të hëne është vënë në pranga 32-vjeçarja G.L., banuese në Tiranë.
Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se e reja është autore e dy vjedhjeve dhe e dy rasteve të tjera të tentativës për vjedhje:
-Më datë 25 gusht, në lagjen Nr.13, dyshohet se ka hyrë në banesën e shtetases M.B., dhe ka marrë një çantë, në të cilën kishte dokumente personale dhe vlera monetare.
-Më 25 gusht, në lagjen Nr.13, dyshohet se ka tentuar të vjedhë banesën e shtetasit A.D.
-Më datë 26 gusht, në lagjen Nr.13, dyshohet se është futur në banesën e shtetasit L. A., banues në Kosovë dhe i ka marrë çantën e dorës.
– Më datë 26 gusht, në lagjen Nr.13, dyshohet se është futur në banesën e shtetases L. B. dhe ka tentuar të marrë çelësat e banesës.
Ndaj të dyshuarës hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprën penale “Vjedhja”.
Frakion.com