Gjermanët negociatorë? Pas Bashës, Leikert do takohet me Ramën
Kriza politike e nisur që në shkurt me largimin e opozitës nga Parlamenti sjell në Tiranë zonjën Katja Leikert, nënkryetare e grupit parlamentar të CDU-CSU-s gjermane.
Nënkryetarja e CDU/CSU-së ka mbërritur në Shqipëri një ditë më parë për të matur pulsin e politikës shqiptare, se sa të gatshëm janë ata për të zgjidhur vërtet krizën.
Një ditë më parë, ajo është takuar me presidentin Ilir Meta, pa praninë e medieve.
Ende nuk ka detaje nga Presidenca për atë që është folur mes zotit Meta dhe zonjës Leikert
Gjithashtu Leikert ka përfunduar një takim 90 minutësh me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe rreth orës 15:00, pritet që të takohet me kryeministrin Edi Rama.
Vizita e saj tregon se ka një interesim të vazhdueshëm të ndërkombëtarëve për zgjidhjen e krizës shqiptare të radhës.