AktualitetTë fundit

Breshëri drejt BMW; Ekzekutohet me armë zjarri brenda makinës

Një vrasje me armë zjarri ka tronditur sonte Tiranën.

Një person i identifikuar si Santijago Malko është qëlluar me armë, teksa ecte me makinë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kinostudios.

Viktima është një ish-punonjës policie dhe emër jo i panjohur për forcat blu.

Ai ka qenë i përfshirë në një konflikt më herët me vëllezërit Lashi.

Gjithashtu, dyshohet se viktima është pjesë e një grupi kriminal. Ai është qëlluar për vdekje teksa ishte në ecje me makinë.

Në atë kohë, konflikti ka qenë për bastet sportive.

Nuk dihet nëse është vijimi i asaj ngjarje apo jo. Në vendngjarje ka pasur breshëri armësh. Në vendngjarje janë drejtuesit më të lartë të policisë.

Ata po mbledhin prova për të identifikuar autorin/ autorët e kësaj ngjarje. Makina është qëlluar në ecje.

Burime nga policia e Tiranës kanë bërë me dije se është qëlluar ndaj personit, që ishte brenda makinës, BMV të zezë.

Në kohën që ka ndodhur ngjarja, vendi ishte plot njerëz.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com