Braçe iu çon dosjet para drejtësisë tre gjyqtarëve: Dyshime për vendimet e dhëna
Zëvendëskryeministri Erjon Braçe ka dërguar para drejtësisë dosjet e tre gjyqtarëve, që sipas tij, kanë shkelur ligjin. Gjatë një deklaratë për mediet, numri 2 i qeverisë tha se sot i është drejtuar ministres së Drejtësisë, KLGJ, ONM dhe KPK për tre gjyqtarë, përkatësisht të Tiranës, Vlorës dhe Gjirokastrës, për shkak të vendimeve të tyre në kundërshtim me ligjin.
“I jam drejtuar me dosje të posaçme ministres së Drejtësisë, KLGJ, ONM, KPK për tre gjyqtarë, një prej gjyqtarëve të Gjykatës Administrative të Tiranës, për një çështje në kundërshtim me ligjin, për një gjyqtar të Vlorës, që ka vendosur për tre çështje brenda një minute, brenda një minute dhe jashtë kompetencës së tij lëndore dhe për një gjyqtar të Gjirokastrës, i cili ka liruar nga bllokimi gati 7 tonë ushqime të bllokuara nga AKU, pasi ishin afër datës së skadencës. Për secilin nga këta gjyqtarë i kam kërkuar institucioneve të kenë në vëmendje veprimtaritë e tyre, deklaroi zv.kryeministri.
Fraksion.com