“Si FBI-ja”; Ambasada amerikane: BKH do hetojë korrupsionin në nivelet më të larta
Ambasada Amerikane në Tiranë ka publikuar një video informuese se si Byroja Kombëtare e Hetimit, ose BKH dhe Prokurorët e Posaçëm do të jenë në gjendje të hetojnë korrupsionin në nivelet më të larta.
Sipas ambasadës kjo strukture shumë e rëndësishme është e ngjashme me FBI amerikane dhe do të ketë në shënjestër për hetim zyrtarët e lartë në vend.
“Në videon e kaluar, mësuat mbi Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Anti-Krim i Organizuar (SPAK). Këtë javë do të flasim për Byronë Kombëtare të Hetimit, ose shkurt BKH. Çfarë është BKH? Përse është e rëndësishme BKH? Shikoni këtë video për të mësuar se si BKH dhe Prokurorët e Posaçëm do të jenë në gjendje të hetojnë korrupsionin në nivelet më të larta. #CfareEshteReformaNeDrejtesi #NdalKorrupsionit”, shkruan Ambasada Amerikane në Facebook.
Fraksion.com