TK; Rama sjell aktorin Orhanasi: Dua një teatër të ri, sepse e di si është i vjetri; Njoh kushtet mjerane të tij.
Përmes një postimi në Facebook, kryeministri i vendit Edi Rama ka reaguar sërish mbi ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar duke cituar fjalën e aktorit Marin Orhanasi.
Më poshtë, gjendet deklarata e Orhanasit:
“Shyqyr o Zot që nuk ka rënë ende ai teatër e faleminderit që rezistoi deri tani. Por për mua duhet teatër i ri dhe dinjitoz. Se kush e bën nuk është kompetenca ime dhe nuk mendoj se artisti duhet të merret me këtë. Pse të mos e lë edhe unë emrin në një teatër të ri e modern? Ai teatër legjendar që është i tillë nuk u bë nga ndërtesa, është bërë nga emrat e aktorëve. Unë nisem nga logjika që do të jetë një sallë dinjitoze dhe që duhet një teatër i ri, kjo është e sigurt. Duhet të kuptoni, heronj nuk janë vetëm aktorët, janë edhe spektatorët, sepse ajo sallë as nuk ngrohet dot e as nuk ftohet dot. Ja pse sezoni i shfaqjeve është me ndërprerje, që nuk duhet të jetë kështu.
unë si Marin dua një të ri, sepse e di si është i vjetri dhe i njoh kushtet mjerane të tija,” përfundon aktori.
Fraksion.com