Skandali “Besa”; Burri i sekseres së fondacionit dëshmon në polici: Na paguante 20 mijë lekë të vjetra
Eris Doko, bashkëjetuesi i Orkida Drizës, sekseres së fondacionit “Besa”, ka dhënë sot dëshminë për skandalin që ka përfshirë këtë fondacion. Doko theksoi se është mashtruar nga drejtuesit e fondacionit dhe se ai dhe bashkëjetuesja e tij kryenin rolin e sekserit.
Ai deklaroi përpara mediave se për çdo person që dërgonte në fondacion përfitonte 20 mijë lekë të vjetra. Më shumë se 100 persona tha Doko se ka çuar te “Besa” brenda një viti.
Doko përmendi edhe emrin e një burri tjetër, të quajtur Dritan dhe i cili është në kërkim nga policia. Ky person ishte ai që kishte kontaktuar me Eris Dokon.
“Dritani tha çfarë të keni të afërm sillni se është pa probleme, brenda vitit mbyllet. Unë si Dritan e njihja, vinte që merrte lekët dhe i çonte te drejtoresha”, deklaroi Eris Doko. Ai shtoi se ka patur shumë sekser që punonin për “Besën”.
Eris Doko tha gjithashtu se kërkon drejtësi për bashkëjetuesen, e cila ndodhet nën masën e sigurisë “arrest me burg”.
Sa i përket Orkida Drizës, ajo ka deklaruar se është e gatshme të bashkëpunojë me drejtësinë, duke pretenduar se është përdorur në skemën fiktive.
Skema e mashtrimit në fondacionin “Besa”, me kredidhënie fiktive, rezulton të ketë prekur mbi 800 persona. Rreth 3.7 milionë euro është shumë e përfituar./tch
Fraksion.com