Rindërtohen 6 qendra shëndetësore në Qarkun e Lezhës
Kryeministri Edi Rama iu referua sot punimeve në këto qendra, të cilat do t’i shërbejnë komuniteteve të 6 fshatrave.
“Mirëmëngjes dhe me kantieret e qarkut Lezhë, në kuadër të Programit Kombëtar të Rilindjes së 300 Qendrave Shëndetësore, ju uroj një javë të mbarë”, tha Kryeministri Edi Rama.
Brenda vitit 2019 në gjithë vendin janë planifikuar të rindërtohen 100 qendra shëndetësore.
Konkretisht në qarkun e Lezhës po rindërtohen qendrat shëndetësore në Fishtë, Gjadër, Gorre, Fushë-Lumth, Rreja e Velës, Skuraj
Fraksion.com