Presidenti i Brazilit e kundërshton ndihmën e G7-ës për Amazonën
Udhëheqësit e G7-ës, apo grupit të vendeve më të industrializuara, u pjatuan të hënën që të ofrojnë mbështetje logjistike dhe financiare për të ndihmuar fikjen e zjarreve në pyjet e Amazonës, por presidenti populist i Brazilit e cilësoi këtë plan si kolonialist.
Një numër rekord i zjarreve përfshiu rajonin e Amerikës Jugore, shumica e tyre në Brazil, duke nxitur shqetësim ndërkombëtar, për shkak të rëndësisë së Amazonës për mjedisin global.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha të hënën se Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë ndihmë prej 22 milionë dollarësh dhe se fondet do të jenë në dispozicion “menjëherë”.
Marrëveshja u arrit në samitin G7-ës, që i zhvilloi punimet në Francë.
Macron tha se vetë Franca është e gatshme të ofrojë ndihmë ushtarake për fikjen e zjarreve.
Vendet e G7-ës do të mbështesin edhe një nismë më të gjerë që rajoni i Amazonës të prezantohet në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator, shtoi Macron.
Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, e kundërshtoi këtë nismë, duke shkruar në Twitter se “kjo do të thotë se Brazili do të trajtohet si koloni ose tokë e askujt”.
Ai po ashtu e cilësoi atë si sulm mbi sovranitetin e vendit.
Kritikët e kanë akuzuar Bolsonaron për mungesë veprimesh kundër shypllëzimit.
Fraksion.com