Fondet për SPAK; 100 mijë euro në dispozicion për një pajisje përgjimi
SPAK po merr jete dhe po krijon strukturat e saj. Decentralizimi i përgjimeve, ngritja e një njësie qëndrore përgjimesh, dhe rritja e kapaciteteve e teknikave hetimore do të jetë një prej prioriteteve kryesore për funksionimin e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, e njohur si SPAK.
Scan ka zbardhur raportin e monitorimit të sistemit të drejtësisë për muajt e parë të këtij viti, ku bëhen parashtrimet e veprimtarisë deri në vitin 2021. Ngritja e efektivitetit të hetimeve në përputhje me standardet ndërkombëtare, rritja e efektivitetit dhe decentralizimi i përgjimeve, është një prej zërave kryesorë ku do fokusohen përpjekjet kryesore.
Në analizë theksohen vonesat e forta në planin e veprimit të sistemit të drejtësisë. Ato nisin që nga zvarritja e ngritjes së KLP e KLGJ, deri te problematikat që kanë shoqëruar konstituimin e SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Fraksion.com