Vrasja e teknikut të kondicionerëve; Gjykata lë në burg 3 prej të arrestuarve
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për tre nga katër të arrestuarit në lidhje me vrasjen e teknikut të kondicionerëve, Indrit Çelës, ngjarje kjo që tronditi opinion publik.
Kështu togat e zeza kanë caktuar masën “arrest me burg” për pronarin e shtëpisë ku ndodhi ngjarja, Bujar Kusin si dhe për dy të tjerët Ferdinand Bakallin e Ali Sulën, ndërsa për Luan Çakën, gjykata dha masën ‘arrest në shtëpi’.
Pronari i shtëpisë ku ndodhi ngjarja, Bujar Kusi, akuzohet për ‘pengim të zbardhjes të së vërtetës’, ndërsa tre të tjerët për moskallëzim krimi. Djemtë e tij Albano dhe Griseldo Kusi janë në kërkim nga Policia pasi akuzohen për vrasjen e të riut nga Mallakastra.
Ai u qëllua me plumb në kokë gjatë kohës që po punonte te vila e vëllezërve Kusi, ndërsa disa orë pas ngjarjes, Indrit Çela ndërroi jetë në spitalin e Traumës.
Fraksion.com