Të pathënat e ish-ambasadores britanike në Tiranë, si u përzgjodh sekretare personale e Princit Harry dhe Meghan Markle
Princit Harry dhe Meghan Markle zgjodhën ish-ambasadoren britanike në Shqipëri Fiona Mcilëham si sekretaren e tyre personale, duke e cilësuar atë si njeri të besuar dhe e sigurt.
Zgjedhja e diplomates ishte enkas “zgjidhja e dukshme” për të ndihmuar në rritjen e reputacionit të Harry dhe Meghan pas një sërë polemikash që i kanë shoqëruar ata kohët e fundit.
Sipas cciftit mbretëror Zonja Mcilëham u përzgjodh në këtë detyrë si sekretare private e çiftit, pasi atyre u bëri përshtypje arritja e saj, si një diplomate e re, por shumë profesioniste.
Fiona Mcilwham u emërua Ambasadore e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri në vitin 2009, në moshën35 vjeç, në një kohë kur vendi ynë kishte krizë politike një qasje të dukshme të krimit të organizuar në Shqipëri dhe jo vetëm.
Pas përfundimit të mandatit diplomatik në Shqipëri dhe para se të merrte detyrën e rëndësishme të sekretares private të Princit Harry dhe Meghan Marklen ajo kaloi një muaj pushime me familjen.
Përzgjedhja e një sekretari privat për Harry dhe Meghan u drejtua nga një grup zyrtarësh të lartë, përfshirë Sara Latham, shefi i PR i lindur në SHBA, i cili ndihmoi në hartimin e një liste.
Zonja Mcilwham, e cila sapo ka përfunduar një kurs drejtimi strategjik në Kolegjin Mbretëror të Studimeve të Mbrojtjes, jeton në një shtëpi prej 1 milion paund në Londrën e Veriut me burrin Daniel Korski, një ish ndihmës i lartë i David Cameron dhe djali i tyre.