AktualitetPolitikëTë fundit

“Smile Albania” në qarkun e Kukësit

Kryeministri Edi Rama ka sjellë në vëmendje atraksionet turistike të qarkut të Kukësit, ndërsa publikoi pamje të turistëve që kanë mbushur zonën.

“Me buzëqeshjen e Shqipërisë në qarkun Kukës, ju uroj një të dielë të qetë”, tha kryeministri Rama.

Kukësi po merr gjithnjë e më tepër vëmendjen e turistëve që po shfrytëzojnë potencialet e kësaj zone.

Ata shprehen të kënaqur që ndodhen në Shqipëri dhe se e duan këtë vend.

Turistët mirëpriten nga të rinjtë e “Smile Albania” në rrugëtimin e tyre në atraksionet turistike të zonës.

Qarku i Kukësit ka një mori destinacionesh që me Valbonën e deri tek ngjitja në male.

Postimi:

MIRËMËNGJES😃

dhe me buzëqeshjen e Shqipërisë në qarkun Kukës, ju uroj një të dielë të qetë😊

Fraksion.com